Gjuajtësi luftarak reaktiv, i cili më 22 janar për pak sa nuk u përplas në qiellin mbi Afganistan me avionin rus "Boeing-767" me rreth 300 pasagjerë në bord, ka shumë gjasa t’i përkasë bazës ajrore të NATO-s të dislokuar në këtë vend.

Njoftohet se gjuajtësi kishte ngjyra ushtarake, të ngjashme me ato të NATO-s. Dritat e kuqe sinjalizuese për shmangjen e përplasjes ishin të ndezura.

0Udhëheqja e bazës ajrore të NATO-s e mori parasysh njoftimin mbi incidentin. Ajo siguroi se do ta vërë vath në vesh këtë informacion dhe se nuk do të lejojë më gabime të tilla.