Projekt unik i fotografisë "New York. Grand Tour ", i realizuar nga fotografi rus Sergei Semionov, bëri për vete amerikanët dhe jurinë ndërkombëtare të konkursit fotografik International Pano Awards, ku artisti mori çmimin e nominimit "Puna më e mirë amatore e vitit 2012".

Galeria fotografike

Autori bashkoi mijëra fotografi panoramike të New York-ut dhe krijoi një imazh 3-dimensional interaktiv të qytetit, një turne virtual 3D. Fotoprojekti u postua në faqen e specializuar të Internetit AirPano.ru. Seanca e fotografimit u realizua gjatë turneut me helikopter mbi kryeqytetin amerikan në vitin 2011.