Avioni i parë cisternë i modernizuar i modelit “Il-78M-90A”, i projektuar në bazë të konstruksionit të aeroplanit të rëndë ushtarak të transportit gjerësisht të modernizuar “Il-76MD-90A”, planifikohet të ndërtohet në uzinën e prodhimit të avionëve të Uljanovskut "Aviastar-SP" në vitin 2014, njofton një burim në kompleksin industrial rus të mbrojtjes.

Tani në Uljanovsk po realizohet motimi i një partie eksperimentale avionësh “Il-76MD-90A”. Avionët e parë të kësaj serie do të përfshihen në përbërjen e armatimeve të Forcave Ushtarake Ajrore të Rusisë në fillim të vitit 2014.

0“Il-76MD-90A” është produkt i modernizimit kardinal të avionëve ushtarakë të transportit “Il-76”.