Qyteti i Ekaterinburgut (i ndodhur në zonën e Uraleve) paraqiti aplikimin për pritjen e World Expo 2020 "në margjinat" e Forumit Ekonomik Botëror në Davos.

Sipas idesë së autorëve të aplikimit, tema e ekspozitës së propozuar nga Federata Ruse "Global Mind" - "është një përpjekje ambicioze për të shqyrtuar në mënyrë të gjithanshme një nga fenomenet më të rëndësishme të botës moderne - globalizmin, si dhe pasojat e tij, kërcënimet dhe sfidat".

Vendimi për vendin e zhvillimit të Expo 2020 do të merret pas votimit në Asamblenë e Përgjithshme të Byrosë Ndërkombëtare të Ekspozitave në fund të këtij viti.