Anija e katërt kozmike evropiane e mallrave e serisë “ATV”, e quajtur për nder të Albert Einstein, do të niset drejt Stacionit Kozmik Ndërkombëtar (SKN) në prill, njoftoi në një konferencë për shtyp në Paris Kreu i Agjencisë Hapësinore Evropiane, Jean-Jacques Dordain.

Gjithashtu në prill nga kozmodromi Kourou në Guianën Franceze do të startojë raketëmbajtësja e lehtë evropiane "Vega" me satelitin teknologjik "Probe-V".

0Anijet kozmike evropiane të tipit “ATV” së bashku me ato ruse "Progress" janë të afta të realizojnë furnizimin me karburant dhe korrigjimin e orbitës së SKN-së.