Kompania më e madhe ajrore ruse "Aeroflot" këtë vit do të lansojë valë Interneti Wi-Fi në bordin e 26 avionëve të fluturimeve në distanca të largëta.

Valët e Internetit Wireless do të lidhen në 22 avionë “Airbus-330” dhe 4 “Boeing-777”. Përveç kësaj, kompania do të pajisë me Wi-Fi edhe 12 avionë të tjerë gjatë 3 viteve të ardhshme.

Sistemi kompjuterik pa kabëll i Internetit kaloi tashmë "provën në ajër" në pesë avionë të transportuesit ajror.

0Kompania "Aeroflot" është anëtare e Aleancës globale ajrore “Sky Team”. Rrjeti i itinerarëve të saj mbulon rreth një mijë pika në 178 vende të ndryshme të botës.