Shkencëtarët testuan me sukses metodën e ruajtjes së informacionit dixhital në molekulat e ADN-së, studimi në fjalë u botua në revistën shkencore “Nature”.

Bioteknologët britanikë së bashku me homologët e tyre amerikanë rikoduan "Sonetet" e Uiliam Shekspirit (William Shakespeare), fjalimin në audio regjistrim të Martin Luther King-ut dhe disa fotografi në alfabetin e ADN-së. Rezultati i përftuar të kujton një grimcë të vogël pluhuri dhe mundëson riprodhimin e materailit pa gabime.

Me parë informacioni nga mbajtësit digjitalë nuk është arritur të pasqyrohet dot me saktësi në organikë.

0Grupi i shkencëtarëve deklaroi se atyre u erdhi në mendje kjo ide kur po pinin birrë në një bar.