Agjencia Bloomberg, e cila çdo ditë publikon në website-in e saj renditjen e njerëzve më të pasur në botë, e ka bërë falas aksesin në të dhe ka zgjeruar numrin e pjesëmarrësve në këtë renditje nga 40 -100. Tashmë në "listën e miliarderëve" rezultojnë 12 rusë.

Sipas Bloomberg, rusi më i pasur është Alisher Usmanov. Ai ka një pasuri prej 19.8 miliardë $ dhe renditet në vendin e 36-të.

Aktualisht vendin e parë e mban miliarderi meksikan Carlos Slim. Në vend të dytë dhe të tretë renditen respektivisht Bill Gates dhe njeriu më i pasur në Europë, Amancio Ortega.