Organizata Çlirimtare e Palestinës (OÇP) nuk pret në përfundim të zgjedhjeve parlamentare në Izrael krijimin e ndonjë "koalicioni për paqen" me palestinezët, deklaroi të mërkurën anëtari i Komitetit Ekzekutiv të OÇP, Hanan Ashrawi.

Pak kohë më parë Kryeministri Benjamin Netanjahu deklaroi mbi fitoren e vet në zgjedhjet parlamentare. Sipas rezultateve jozyrtare, blloku i partive "Likud" dhe "Shtëpia jonë - Izraeli" me në krye Netanjahun kanë fituar 31 mandate, Partia e qendrës së majtë "Ka një të ardhme" ka siguruar 19 mandate, kurse Partia e Punës - 15 mandate.