Të mërkurën dhjetra mijëra punonjës të sektorit publik zhvilluan protesta masive në të gjithë Slloveninë, njoftojnë mediat vendase.

Kërkesa kryesore e protestuesve ishte dorëheqja e kabinetit aktual të ministrave, të drejtuar nga Janez Jansa, i cili kohë më parë shpalli mbi synimin e vet për të reduktuar me 5% shpenzimet e sektorit publik, thuhet në njoftim.

Sipas të dhënave në dispozicion, gjithsej në protestat e zhvilluara në mbarë vendin morrën pjesë 100.000 nëpunës shtetërorë, prej të cilëve rreth 15.000 dolën të protestonin në rrugët e kryeqytetit slloven.