Policia britanike akuzoi ish-drejtuesin e programeve sportive të korporatës BBC, 86-vjeçarin Stuart Hall, për abuzime seksuale ndaj fëmijëve dhe përdhunim të femrave. Sipas versionit të policisë, Stuart Hall në vitin 1976 ka përdhunuar një vajzë 22-vjeçare, ndërsa në periudhën e viteve 1967-1986 ka kryer abuzime seksuale ndaj 10 vajzave të moshës nga 9 deri në16 vjeç.

0Incidenti me Stuart Hall mund të përkeqësojë pozitën e BBC, duke marrë parasysh faktin se reputacioni i korporatës britanike është përlyer tashmë nga skandali që plasi me ish-drejtuesin tjetër të programeve të saj, të ndjerin James Wilson Vincent “Jimmy” Savile, i akuzuar për më shumë se 210 krime.