Anëtarët e Komitetit të Ministrave të Sirisë, të kryesuar nga Kryeministri sirian Wael al-Halki për hartimin e programit politik, i cili do t’i japë fund konfliktit, diskutuan se çfarë garancish mund t’u jepen liderëve të opozitës jashtë vendit, nëse ata do të vijnë për negociata në Damask, njoftoi Agjencia siriane e lajmeve SANA.

Anëtarët e Komitetit ministror parashtruan vërejtjet e veta në lidhje me procedurat dhe mekanizmat që do të ndërmerren në këtë drejtim në kufijtë e vendit.