I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Korenë e Veriut, Glyn Davies, në një konferencë për shtyp të mbajtur ditën e mërkurë gjatë një vizite në Korenë e Jugut, paralajmëroi Phenianin në lidhje me testimin e ri bërthamor, duke i quajtur prova të tilla "veprime provokuese", njofton televizioni japonez.

Në të njëjtën kohë përfaqësuesi i SHBA-së theksoi gatishmërinë e palës amerikane për dialog me Phenianin, duke cituar fjalët e Presidentit amerikan Barack Obama në lidhje me faktin, se në qoftë se Koreja e Veriut dëshiron të ndjekë rrugën e paqes, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë gjithmonë të gatshme t’i zgjasin asaj dorën për ndihmë.

0Më 24 janar Glyn Davis do të zhvillojë bisedime me përfaqësuesit e Koresë së Jugut, gjatë të cilave palët do të shkëmbejnë pikëpamjet mbi deklaratën e fundit të Phenianit. Më pas Glyn Davis do të vizitojë Kinën dhe Japoninë.