SHBA-të do të vazhdojnë t’i përmbahen Konventës Konsullore të vitit 1964, e cila parashikon aksesin pa pengesa për diplomatët e Rusisë tek fëmijët rusë - shtetas të Federatës Ruse - që ndodhen në SHBA, pavarësisht denoncimit të saj nga ana e Rusisë, deri më 1 janar të vitit 2014. Për këtë shkroi Ambasadori i SHBA-ve në Rusi, Michael Anthony McFaul, në llogarinë e tij në Twitter, duke iu përgjigjur pyetjeve të përdoruesve.

0Në prag Ombudsmeni për të drejtat e njeriut i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Konstantin Dollgov, akuzoi ambasadorin amerikan se ai e lë qëllimisht në heshtje Konventën Konsullore ruso-amerikane të vitit 1964.