Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura ruse, Gjeneral-koloneli Valeri Gerasimov, zhvilloi bisedime me Shefin e Shtabit të Bashkuar të Forcave të Armatosura të Ushtrisë braziliane, Gjeneral Jose Carlos de Nardi, njoftoi të mërkurën Departamenti i Shërbimit të Shtypit dhe Informacionit i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë.

Gjatë bisedimeve palët diskutuan gjendjen dhe perspektivat e zhvillimit të bashkëpunimit ushtarak dhe tekniko-ushtarak mes dy vendeve si dhe shkëmbyen mendime për çështjet aktuale të garantimit të sigurisë ndërkombëtare, njoftoi Departamenti i Shërbimit të Shtypit dhe Informacionit i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë.