Rusia po mbyll stacionin e vet radar në Gabala, tha në një konferencë për shtyp mbajtur sot në MPJ e Rusisë në Moskë Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov. Ai theksoi se çështja që ka të bëjë me këtë stacion radari është zgjidhur përfundimisht. "Ne u shprehëm të gatshëm për të arritur në marrëveshje, por miqtë tanë azerbajxhanas vendosën të mos bëjnë lëshime në çmimin e qirasë. Ne e konsideruam çmimin e ofruar prej tyre të tepruar", tha Ministri Lavrov.

0Më 10 dhjetor Ministria e Punëve të Jashtme e Azerbajxhanit njoftoi se Rusia ka pezulluar eksploatimin e stacionit radar të marrë me qira në Gabala. Në Baku shpjeguan se në rrjedhën e negociatave me palën ruse "doli e pamundur për të arritur në marrëveshje në lidhje me pagesën e qirasë për këtë stacion radar". Duke komentuar situatën e krijuar rreth kësaj çështjeje, Zëdhënësi i Presidentit rus, Dimitri Peskov, vuri në dukje se siguria e Rusisë nuk do të cënohet aspak pas refuzimit të përdorimit të stacionit radar në Gabala.