Rusia është e gatshme për bisedime me udhëheqësit e rinj të Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut, respektivisht Kim Jong-Yun dhe Park Geun-Hye, dhe për bashkëpunim të vazhdueshëm me këto vende në kuadër të projekteve 3-palëshe, të deklaruara më parë, në fushën e energjetikës, furnizimit me gaz si dhe në realizimin e projektit për të lidhur hekurudhën Trans-Koreane me hekurudhën Trans-Siberiane, tha Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në konferencë për shtyp mbajtur sot në MPJ e Rusisë në Moskë.

Ministri Lavrov përmendi gjithashtu çështjen e pezullimit të programit bërthamor të Koresë së Veriut dhe shprehu shpresën se ky vend do t’ia vërë veshin megjithatë kërkesës së bashkësisë ndërkombëtare dhe do t’i kthehet bashkëpunimit në kuadër të bisedimeve gjashtëpalëshe, për rifillimin e të cilave Rusia do të bëjë gjithçka që është e mundur.