Presidenti rus Vladimir Putin i premtoi Presidentit libanez, Michel Suleiman, se do t’u ofrojë çfarëdolloj mbështetjeje refugjatëve sirianë në Liban. Është planifikuar që kjo mbështetje të vijë si në formën e ndihmës financiare, ashtu edhe në trajtën e furnizimeve me çadra për banim të përkohshëm dhe medikamente.

Rusia do të kontribuojë gjithashtu për zhvillimin e një konference ndërkombëtare për problemin e refugjatëve sirianë në Liban. Nëse shtetet e interesuara do të bien dakord, vetëm në këtë rast ne do të propozojmë Moskën si vendin e zhvillimit të një takimi të tillë, deklaroi Putin.

Duke iu përgjigjur pyetjes për shumën e parave të nevojshme për përkujdesin karshi refugjatëve sirianë në Liban, Michel Suleiman tha se në vitin 2015 do të nevojiten 250-300 milionë dollarë.

Tani në Liban numërohen rreth 200 mijë refugjatë sirianë.