Ekonomia ruse nuk do të shembet pa të ardhurat e përfituara nga shitja e naftës, deklaroi në seancën plenare të Forumit Ekonomik Botëror në Davos Kryeministri i Rusisë, Dimitri Medvediev.

Ndërkohë Medvediev ka pranuar se varësia ekonomike e vendit nga eksportet e lëndëve të para është rritur së tepërmi në kohët e sotme.

Sipas fjalëve të tij, pjesa më e madhe e rritjes ekonomike në vitet e fundit sigurohet jo vetëm për llogari të të ardhurave të përfituara nga shitja e naftës dhe gazit, por edhe nga rritja e prodhimit të mallrave të konsumit dhe shërbimeve, dhe se në të ardhmen kjo duhet të çojë në rritjen e eksporteve të mallrave ushqimore dhe shërbimeve intelektuale që do të jenë më të kërkuara në treg se sa nafta.