028 qytetarë rusë, kryesisht gra dhe fëmijë, të cilët dëshiruan të largohen nga Siria, arritën në Moskë me një avion të Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme. Këtë informacion e bëri publik një përfaqësues i dikasterit rus të shpëtimit. Sipas fjalëve të diplomatëve rusë, ky nuk është ndonjë evakuim masiv - në atdhe u kthyen ata të cilët u drejtuan në lidhje me këtë çështje në ambasadë. Këta janë njerëz nga rajone të ndryshme të Sirisë, të cilët për shkak të luftës mbetën pa strehë mbi kokë dhe mjete të tjera të nevojshme për jetesë.