Departamenti i policisë franceze në Rouen filloi një hetim në lidhje me rrjedhjen serioze të gazit merkaptan të ndodhur në prag në ndërmarrjen kimike lokale "Lubrizol", njoftoi ditën e mërkurë policia franceze.

Po zhvillohet një verifikim sipas artikullit mbi krijimin e rrezikut për jetën e njerëzve si dhe po sqarohet nëse kishte apo jo në ngjarjen e ndodhur ndonjë dorë keqdashëse, në të cilin është përfshirë dhe një komitet special për mbrojtjen e mjedisit.

0Rrjedhja e gazit toksik ndodhi ditën e martë në ndërmarrjen "Lubrizol", e cila ndodhet në Rouen 120 km larg kryeqytetit francez, rreth 08:00 të mëngjesit sipas orës lokale. Shumë banorë të Parisit u ankuan për dhimbje koke, nervozitet dhe të përziera të shkaktuara nga era e gazit.