0Rezoluta ka zgjeruar listën e organizatave që janë subjekt i sanksioneve ekonomike të vendosura më herët. Ato u aplikuan në vitet 2006 dhe 2009 për shkak të testimit të armëve bërthamore nga ana e Phenianit. Sanksionet në fjalë kanë bllokuar faktikisht kanalet financiare të kompanive të Koresë së Veriut, të cilat janë të angazhuara në punimet në sferën raketoro-bërthamore.

Rusia, si dhe Kina, i ka mbështetur këto sanksione, duke përcaktuar ndërkohë fare qartë pozicionin e saj - masat e ndikimit ekonomik mbi RPDK duhen përpunuar me kujdes shumë të madh. Moska këmbëngul në atë, që anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe të gjitha palët, të cilat që do të preken nga këto sanksione, të perceptojnë qartë pasojat e aplikimit të tyre.

Reagimi i Phenianit ishte i parashikueshëm dhe i ngjashëm me qëndrimin e mbajtur prej tij ndaj dy rezolutave të mëparshme të Këshillit të Sigurimit për Korenë e Veriut. Kësaj here Pheniani deklaroi se do të ndërmarrë masa për forcimin e potencialit të vet ushtarak. Nuk përjashtohet gjithashtu edhe mundësia e rritjes së potencialit bërthamor të vendit për qëllime të mbrojtjes.

Pheniani paralajmëroi se po del nga procesi i negociatave gjashtëpalëshe që synojnë eliminimin e armëve bërthamore në Gadishullin Korean. Negociatat me Shtetet e Bashkuara, Kinën, Rusinë, Japoninë dhe dy Koretë po zhvillohen tashmë që prej 10 vjetësh, kujtoi eksperti i Institutit rus të Lindjes së Largët, Konstantin Asmollov:

- Refuzimi i vazhdimit të bisedimeve gjashtëpalëshe nga ana e Phenianit është një sinjal alarmant. Në fakt koreanoveriorët kanë dalë disa herë nga bisedimet gjashtëpalëshe duke përplasur derën, por më pas u janë kthyer përsëri atyre. Është plotësisht e mundur që për njëfarë kohe procesi negociator të pezullohet dhe të rifillojë sërish më vonë.

0Para miratimit të Rezolutës së Këshillit të Sigurimit për Korenë e Veriut, Kina paralajmëroi se në përgjigje të zgjerimit të sanksioneve ndaj Koresë së Veriut mund të pasojë një provë bërthamore e radhës. Kështu ka ndodhur në pranverën e vitit 2009. Atëhere, në përgjigje të dënimit prej Këshillit të Sigurimit të OKB-së të lëshimit të raketës, Koreja e Veriut ka realizuar një provë të dytë bërthamore. Kina propozoi për t’u mjaftuar me deklaratën e Kryetarit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, domethënë me dënimin zyrtar të Republikës Popullore Demokratike të Koresë (RPDK). Ndërkohë, duhet thënë, se rezoluta në fjalë u bë rezultat i negociatave të gjata mes SHBA dhe Kinës. Dhe ambasadori kinez në Kombet e Bashkuara ka votuar pro saj.