0Në punimet e Forumit janë përfshirë gjithashtu Kryetari i Komitetit Organizativ për promovimin e aplikimit të Rusisë për të pritur Expo 2020, Zëvendëskryeministri Arkadi Dvorkoviç, Guvernatori i rajonit të Sverdllovskut Eugjeni Kujvashev, Drejtori i përgjithshëm i Komitetit të ofertës Expo 2020 Erik Bugullov. Komiteti i ofertës Expo 2020 për të dytin vit radhazi është pjesëmarrës i pavijonit të përbashkët ekspozues të pjesëmarrësve rusë të Forumit Ekonomik Botëror në Davos.

Më 24 janar Eugjeni Kujvashev do të mbajë një sesion të posaçëm kushtuar zhvillimit të investimeve në rajonin e Sverdllovskut. "Në Davos përcaktohet çdo vit vektori i zhvillimit ekonomik të vendeve dhe rajoneve të tëra. Për rajonin e Sverdllovskut dhe Ekaterinburgun, të cilët janë duke u përgatitur për organizimin e ngjarjeve të mëdha ndërkombëtare - Kampionatin Botëror të Futbollit në vitin 2018, Ekspozitën Botërore - Expo në vitin 2020 - kjo është një mundësi mjaft e mirë për ta pozicionuar veten si një rajon i hapur, tejet i interesuar në zhvillimin e kontakteve ndërkombëtare dhe partneriteteve të reja", - thekson Eugjeni Kujvashev.

0Në pavijonin e Rusisë këtë vit do të zhvillohen mbi një duzinë aktivitetesh kulturore dhe të sferës së biznesit. Midis tyre mund të përmendim promovimin e Aplikimit Expo 2020 si dhe aktivitetet në emër të partnerëve të Komisionit të Ofertave. Pritet që gjatë 5 ditëve të punës së tij pavijoni rus të vizitohet nga më shumë se 3000 vetë.