0Si rezultat i reshjeve të dendura të dëborës të ditëve të fundit pirgjet e saj në Moskë u rritën deri në 0.5 metra. Për këtë njoftoi Nënkryetari i Bashkisë për çështjet e shërbimeve publike, Pjotër Birjukov. Nga rrugët e qytetit tashmë janë pastruar pothuajse tre milionë metra kub dëborë, pikat e shkrirjes së saj po punojnë me kapacitet të plotë. Vemendje e veçantë i është kushtuar pastrimit të zonave përreth shtëpive të banimit, shumica e të cilave tashmë janë pastruar nga dëbora. Furnizimin me karburant të teknikës speciale bashkëpunëtorët e shërbimeve komunale e realizojnë direkt në rrugë. Pastrimi dhe heqja e dëborës nga rrugët do të vazhdojë edhe disa ditë, vuri në dukje Pjotër Birjukov.