Ushtarakët e Francës së bashku me ushtarët afrikanë po zhvillojnë veprime luftarake kundër rebelëve në Mali në emër të bashkësisë ndërkombëtare, njoftoi ditën e mërkurë Kreu i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës, Laurent Fabius, duke shtuar se Franca nuk po e zhvillon e vetme operacionin ushtarak në Mali dhe se ajo ka mbështetjen dhe ndihmën e aleatëve evropianë. Ai theksoi gjithashtu se jo vetëm gjithë qytetarët e Francës, por edhe mbarë bota e konsideron të argumentuar këtë operacion ushtarak.

0Me këtë Ministri iu përgjigj edhe kritikës së një sërë deputetëve të partive "të djathta" të Francës, të cilët kanë deklaruar se vendet e tjera evropiane nuk janë përfshirë në operacionet ushtarake kundër kryengritësve në Mali.