Rusia do të vazhdojë partneritetin me Korenë e Veriut dhe Korenë e Jugut

Rusia është e gatshme për bisedime me udhëheqësit e rinj të Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut, respektivisht Kim Jong-Yun dhe Park Geun-Hye, dhe për bashkëpunim të vazhdueshëm me këto vende në kuadër të projekteve 3-palëshe, të deklaruara më parë, në fushën e energjetikës, furnizimit me gaz si dhe në realizimin e projektit për të lidhur hekurudhën Trans-Koreane me hekurudhën Trans-Siberiane, tha Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në konferencë për shtyp mbajtur sot në MPJ e Rusisë në Moskë.

Ministri Lavrov përmendi gjithashtu çështjen e pezullimit të programit bërthamor të Koresë së Veriut dhe shprehu shpresën se ky vend do t’ia vërë veshin megjithatë kërkesës së bashkësisë ndërkombëtare dhe do t’i kthehet bashkëpunimit në kuadër të bisedimeve gjashtëpalëshe, për rifillimin e të cilave Rusia do të bëjë gjithçka që është e mundur.


Rusia po mbyll stacionin e vet radar në Gabala

Rusia po mbyll stacionin e vet radar në Gabala, tha në një konferencë për shtyp mbajtur sot në MPJ e Rusisë në Moskë Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov. Ai theksoi se çështja që ka të bëjë me këtë stacion radari është zgjidhur përfundimisht. "Ne u shprehëm të gatshëm për të arritur në marrëveshje, por miqtë tanë azerbajxhanas vendosën të mos bëjnë lëshime në çmimin e qirasë. Ne e konsideruam çmimin e ofruar prej tyre të tepruar", tha Ministri Lavrov.

Më 10 dhjetor Ministria e Punëve të Jashtme e Azerbajxhanit njoftoi se Rusia ka pezulluar eksploatimin e stacionit radar të marrë me qira në Gabala. Në Baku shpjeguan se në rrjedhën e negociatave me palën ruse "doli e pamundur për të arritur në marrëveshje në lidhje me pagesën e qirasë për këtë stacion radar". Duke komentuar situatën e krijuar rreth kësaj çështjeje, Zëdhënësi i Presidentit rus, Dimitri Peskov, vuri në dukje se siguria e Rusisë nuk do të cënohet aspak pas refuzimit të përdorimit të stacionit radar në Gabala.


Lavrov mbi transplantologjinë ilegale në Kosovë

BE-ja po demonstron një pozitë jokonstruktive në lidhje me rastin (çështjen) e transplantologjisë ilegale në Kosovë, tha Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov. Në një konferencë për shtyp në MPJ e Rusisë në Moskë, ai vuri në dukje se BE-ja e ka uzurpuar hetimin, i cili "gradualisht, pa u afishuar, po lihet në harresë me shpresë të mbylljes së mëtejshme”. Ministri Lavrov ka mbështetur kërkesat e Serbisë për ta adresuar për shqyrtim këtë çështje në Këshillin e Sigurimit me qëllim që të ingranohet OKB-ja në zgjidhjen e kësaj çështjeje.

Rasti i transplantologjisë ilegale në Kosovë është i lidhur me rrëmbimin e serbëve prej militantëve kosovarë në mënyrë që t’i përdornin më pas organet e tyre për operacionet ilegale të transplantimit.


Lavrov paralajmëron kundër ndërmarrjes së sulmit ndaj Iranit

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov paralajmëroi kundër përpjekjeve për të sulmuar Iranin.

"Tentativat për të përgatitur dhe për të realizuar në jetë goditjet ajrore mbi objektet bërthamore të Iranit dhe, në përgjithësi, mbi infrastrukturën e këtij vendi janë një ide shumë e rrezikshme", - tha ai në një konferencë shtypi në MPJ të Rusisë në Moskë, duke i kujtuar të gjithëve se Irani është një nga vendet më të rëndësishme në rajon dhe se pa atë si zor të shpresohet për zgjidhjen e problemeve që ekzistojnë atje.


"Koleksioni i Schneerson-it" - pronë e popullit rus

Çështja rreth "Koleksionit të Schneerson-it" nuk ka të bëjë fare me drejtësinë, mendon Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov. Në një konferencë për shtyp mbajtur në MPJ të Rusisë në Moskë, ai e quajti indinjues vendimin e Gjykatës së amerikane për vendosjen e sanksioneve financiare kundër Rusisë, në mënyrë që të arrihet me çdo kusht transferimi i këtij koleksioni njërës prej organizatave fetare hebreje në SHBA.

Komuniteti i hasidëve Lubavitch mbi 10 vjet më parë ka marrë nga Rusia në formë gjesti të vullnetit të mirë disa libra nga kjo bibliotekë për përdorim të përkohshëm, por deri tani nuk i ka kthyer ato. Është e nevojshme që ky fakt të bëhet subjekt i një procesi ligjor, tha Ministri Lavrov.

Koleksioni i librave të rabinit Yitzchak Schneerson, i cili ka jetuar në fillim të shekullit të XX-të në Odessa, pas Luftës së Dytë Botërore u gjend në Moskë. Dhe, duhet thënë, se ai kurrë nuk ka qenë ndonjëherë më parë jashtë kufijve të ish Bashkimit Sovjetik.


Lavrov mbi regjimin pa viza të Rusisë me BE-në

Të gjitha çështjet teknike dhe ligjore për kalimin në një regjim pa viza midis Rusisë dhe BE-së janë zgjidhur tashmë. Puna ka mbetur vetëm për marrjen e vendimit politik, tha Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, duke folur në një konferencë shtypi sot në MPJ e Rusisë në Moskë.

Të martën Ministri diskutoi me ambasadorët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian realizimin e hapave të përbashkët për kalimin në një regjim pa viza dhe përfundimin e marrëveshjes mbi anulimin e vizave për udhëtimet e ndërsjellta afatshkurtra të qytetarëve të Federatës Ruse dhe BE-së. Lavrov konfirmoi angazhimin e fortë, të patundur të Moskës për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjelltë me BE-në, të orientuar për një perspektivë afatgjatë.


Krijimi i hapësirës unike ekonomike nga Atlantiku deri në Paqësor

Në konferencën vjetore për shtyp mbi rezultatet e punës së diplomacisë ruse në vitin që lamë pas Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov vuri në dukje si vijon: "Në Moskë e konsiderojnë zhvillimin e integrimit euro-aziatik si një kontribut konkret të Rusisë në krijimin e hapësirës unike ekonomike nga Atlantiku deri në Paqësor. Dhe kjo është detyrë plotësisht e realizueshme".

Për herë të parë iniciativa për krijimin e hapësirës unike euroatlantike dhe euroaziatike u artikulua në dhjetor të vitit 2010 në Samitin e OSBE-së në Astana.


Rusia do t’i përgjigjet hapave armiqësore të SHBA-së

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në një konferencë për shtyp kushtuar rezultateve të punës së diplomacisë ruse në vitin 2012 vuri në dukje si vijon: "Në marrëdhëniet tona me Shtetet e Bashkuara ekzistojnë vërtetë probleme të komplikuara. Janë të njohura edhe pasojat negative të "Aktit të Magnitskit": në fakt, ligjin antisovjetik të "Jackson-Vanik" e zëvendësuan me atë antirus".

Lavrov theksoi: "Ne, natyrisht, do t’i përgjigjeni hapave armiqësorë, por në thelb të pozitës sonë qëndron megjithatë gatishmëria për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ruso-amerikane në të gjitha fushat".


Integrimi në hapësirën e Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (BSHP apo CIS) është një përparësi natyrore për Rusinë, deklaroi Ministri i Jashtëm i Federatës Ruse, Sergei Lavrov, i cili po mban në godinën e MPJ-së në Moskë një konferencë për shtyp mbi rezultatet e diplomacisë ruse në vitin 2012. On-line transmetimi i saj po realizohet në faqet e Internetit të Radiokompanisë "Zëri i Rusisë" në gjuhët ruse, angleze, spanjolle dhe arabe.

0Lavrov kujtoi se fushat prioritare të përqëndrimit të vemendjes dhe përpjekjeve në politikën e jashtme u specifikuan në Mesazhin e Presidenti Vladimir Putin drejtuar Asamblesë Federale të Rusisë.