Të gjitha çështjet teknike dhe ligjore për kalimin në një regjim pa viza midis Rusisë dhe BE-së janë zgjidhur tashmë. Puna ka mbetur vetëm për marrjen e vendimit politik, tha Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, duke folur në një konferencë shtypi sot në MPJ e Rusisë në Moskë.

0Të martën Ministri diskutoi me ambasadorët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian realizimin e hapave të përbashkët për kalimin në një regjim pa viza dhe përfundimin e marrëveshjes mbi anulimin e vizave për udhëtimet e ndërsjellta afatshkurtra të qytetarëve të Federatës Ruse dhe BE-së. Lavrov konfirmoi angazhimin e fortë, të patundur të Moskës për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjelltë me BE-në, të orientuar për një perspektivë afatgjatë.