Të paktën 12 aeroplanë të Forcave Ushtarake Ajrore të Izraelit shkelën hapësirën ajrore libaneze natën e të mërkurës, gjë që bie në kundërshtim me Rezolutën 1701 të OKB-së, thuhet në një deklaratë të Komandës së ushtrisë libaneze. Në të vihet në dukje se avionët u panë mbi zona të ndryshme të vendit.

0Shtypi lokal kujton se Rezoluta 1701 i bën thirrje Tel Avivit për të respektuar sovranitetin e Libanit.