Vdekja e Ambasadorit amerikan në Libi, Christopher Stevens, në shtator të vitit 2012 ishte pasojë e aktivizimit të terrorizmit në Afrikë, deklaroi të mërkurën në një fjalim të mbajtur para Senatit amerikan dhe Komisionit për Punët e Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton, duke paralajmëruar për sulme të reja të mundshme terroriste në rajon.

Në mes të dhjetorit të vitit 2012 një grup i pavarur ekspertësh përgatiti një raport mbi rezultatet e hetimit të vet, në të cilin thuhej se shkaku i vdekjes së amerikanëve në Benghazi në shtator të vitit 2012 ishte vëmendja e pamjaftueshme e Departamentit të Shtetit kundrejt garantimit të sigurisë të misionit diplomatik.