Presidenti francez François Hollande shpreson se Britania e Madhe do të mbetet anëtare e Bashkimit Europian, deklaroi të mërkurën Përfaqësuesja zyrtare e qeverisë franceze, Najat Vallaud-Belkacem. Vallaud-Belkacem shtoi se statusi i anëtarit të BE-së të obligon për të shfaqur solidaritet me anëtarët e tjerë të BE-së.

Kohë më parë Ministri i Jashtëm francez, Laurent Fabius, deklaroi se në qoftë se Britania e Madhe vendos të largohet nga Bashkimi Europian, Franca nuk do ta pengojë këtë proces, madje "do të shtrojë një tapet të kuq përpara këmbëve të saj", çka është një parafrazim i deklaratës së ngjashme të Kryeministrit britanik, David Cameron, të bërë në dhjetor të vitit 2012 lidhur me faktin që Britania e Madhe do të shtrojë një tapet të kuq për biznesmenët francezë, të cilët janë në përpjekje e sipër për tu larguar nga vendi me qëllim që t'i shmangen taksave të tepërta në Francë.