Autoritetet franceze janë të shqetësuara për faktin se ish-Kryeministrja Julia Timoshenko dyshohet për vrasjen e deputetit Eugjeni Sherbanja, deklaroi të mërkurën në një konferencë për shtyp në Paris Zëdhënësi Ministrisë së Jashtme franceze, Philippe Lalliot. Ai i quajti proceset gjyqësore kundër Timoshenkos dhe përfaqësuesve të tjerë të opozitës krejtësisht të padrejta dhe të motivuara politikisht.

Sipas fjalëve të tij, para samitit BE-Ukrainë, të planifikuar më 25 shkurt, Kievi duhet të demonstrojë gatishmërinë për afrimin me BE-në dhe të marrë parasysh shqetësimin e Bashkimit Evropian në lidhje me arbitraritetin që sundon në sistemin gjyqësor ukrainas, nga i cili BE-ja ka "tashmë 1.5 vjet që i bën thirrje Ukrainës të heqë dorë dhe të plotësojë detyrimet e saj ndërkombëtare dhe të respektojë parimet kushtetuese të shtetit ligjor".