Ish-Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, ka ndërmend të transferohet nga Parisi në Londër, ku synon të krijojë një fond investimesh me një kapital mbi 1.5 miliardë dollarë. Një vendim të tillë nga ana e tij shumë persona e lidhin me përpjekjen e Nicolas Sarkozy për t’ju shmangur "taksës së të pasurve" - tatimit 75% mbi të ardhurat vjetore me shumë mbi 1 milion euro, iniciativë kjo e ndërmarrë nga Kryetari i ri i Republikës, François Hollande.

0Siç njoftuan mediat franceze, Nicolas Sarkozy dhe bashkëshortja e tij Carla Bruni, ka shumë mundësi, të transferohen në rajonin prestigjioz South Kensington.