Irani propozoi Kajron si vendin e zhvillimit të raundit të radhës të bisedimeve me gjashtë ndërmjetësuesit ndërkombëtarë, njoftoi ditën e mërkurë Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës Islamike, Ali Akbar Salehi. Kjo u propozua gjatë vizitës së tij në Egjipt. Egjipti do të konsultohet me "gjashtëshen" mbi mundësinë e zhvillimit të këtij takimi atje.

0Raundi i fundit i bisedimeve të Iranit dhe "gjashtëshes" (pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Gjermania) mbi çështjen bërthamore të Iranit u mbajt në qershor të vitit 2012 në Moskë.