"Unë do ta fitoj luftën madje dhe me çmimin e shtrenjtë të shkatërrimit të Damaskut", - iu përgjigj Bashar Al-Assad propozimit të të Dërguarit Special të OKB-së dhe Lidhjes së Shteteve Arabe për Sirinë, Lakhdar Brahimi, për largimin nga posti i Presidentit të Sirisë.

Lakhdar Brahimi gjatë një takimi me Assad-in në dhjetor të vitit 2012 theksoi se çmimi i fitores mbi opozitën mund të jetë shkatërrimi i Damaskut, njofton gazeta ndërarabe që botohet në Londër "ASharq Alawsat".