0Sipërfaqja e akullnajave në Ande është reduktuar 2-fish në 40 vitet e fundit, thuhet në një studim të publikuar në revistën ndërkombëtare shkencore “Cryosphere”. Sipas mendimit të autorëve të raportit, akullnajat në malet e Amerikës së Jugut mund të shkrijnë plotësisht në një të ardhme të afërt. Kërcënim të paparë për to përbën rritja e temperaturës mesatare në Ande me 0.7 gradë. Akullnaja Chacaltaya (Bolivi), ku më parë ndodhej një resort skish, tashmë është zhdukur tërësisht.