Zv. Kryeministri dhe Ministri i Financave i qeverisë së re japoneze deklaroi se të moshuarit duhet të lejohen të vdesin, me qëllim që të shpëtohet qeveria nga barra e shpenzimeve për përkujdesjen mjekësore për ta.

Në takimin e Këshillit Kombëtar për Reformën e Asistencës Sociale Taro Aso tha si vijon: "Problemi nuk mund të zgjidhet në qoftë se ju nuk i lini ata të vdesin më shpejt". Sipas njoftimeve, Ministri i referohej të moshuarve që nuk janë më në gjendje të jetojnë pa kujdes intensiv mjekësor.

Politikani 72-vjeçar shtoi se ai personalisht nuk ka nevojë për një ndihmë të tillë mjekësore, dhe ka urdhëruar tashmë që të ndalohet zgjatja e jetës së tij artificialisht.