Viktima të shpërthimit të ndodhur në periferi të qytetit sirian të Hama u bënë të paktën tridhjetë persona.

Sipas të dhënave të opozitës siriane, një pajisje shpërthyese e vendosur nën një makinë, detonoi pranë selisë së formacioneve të armatosura pro-qeveritare. Makinën e drejtonte një terrorist kamikaze.

Sipas statistikës së OKB-së, viktima të konfliktit ndërmjet forcave qeveritare dhe opozitës së armatosur në Siri janë bërë tashmë më shumë se 60 mijë vetë.