Rusia duke filluar që nga 1 prilli do të ndalojë përkohësisht importimin e farërave të patateve nga BE-ja. Kjo masë vjen për shkak të shkeljes së rregullave ndërkombëtare nga ana e Komisionit Europian dhe, në veçanti, të refuzimit faktik të paraqitjes së garancive të efektshme të sigurisë së produktit. Kufizimet e vendosura nuk do të zbatohen kundrejt farërave të prodhuara në kushte sterile nga qelizat meristematike.

Farërat e patateve në Rusi importohen kryesisht nga Holanda, Gjermania, Finlanda, Polonia dhe Britania e Madhe.