Rusët, të cilët kishin dëshirë të largoheshin nga Siria, kaluan kufirin me Libanin me autobusë dhe po udhëtojnë drejt aeroportit të Bejrutit, ku ata po i presin avionët e Ministrisë ruse të Situatave të Jashtëzakonshme.

Televizioni libanez njofton se në territorin e Libanit kanë mbërritur rreth 150 rusë. Në të njëjtën kohë Ambasada ruse ka njoftuar se edhe rreth 80 shtetas të tjerë rusë dëshirojnë të largohen nga Siria.