Punk grupi rus “Pussy Riot” u nominua për çmimin e revistës britanike mbi botën e muzikës “NME”. Anëtaret e këtij grupi u paraqitën në dy nominime.

Për çmimin "Heroi i Vitit" grupi "Pussy Riot" konkurron, ndër shumë të tjerë, edhe me këngëtarin legjendar David Bowie.

"Debutimi" i anëtareve të “Pussy Riot” në Katedralen e Krishtit Shpëtimtar në Moskë, për të cilin vajzat e grupit Nadiezhda Tollokonnikova dhe Maria Alekhina po shlyejnë dënimin me burg, u paraqit në nominimin "Momenti Muzikor i Vitit".

Ndër kandidatët për këtë status janë sërish rikthimi i David Bowie dhe koncerti i Rolling Stones në Arenën O2 në Londër.