Krerët e organeve policore të Rusisë dhe Iranit nënshkruan një marrëveshje mbi bashkëpunimin në luftën kundër krimit.

Dokumenti u nënshkrua në Teheran gjatë vizitës në Iran të Kreut të Ministrisë së Punëve të Brendshme ruse, Vladimir Kollokolcev. Gjatë rrjedhës së bisedimeve palët përcaktuan gjithashtu rrugët e zgjerimit të bashkëpunimit në fushën e zbatimit të ligjit dhe sigurisë së kufijve.

Organet e zbatimit të ligjit të të dy vendeve bashkëpunojnë në fusha të ndryshme - në luftën kundër trafikut të drogës, trafikimit të qenieve njerëzore dhe në luftën kundër terrorizmit.