02013 është shpallur Viti i shkëmbimit të ndërsjelltë kulturor Rusi-Holandë dhe një nga ngjarjet e para kulturore të programit të tij u bë hapja e ekspozitës me punimet e artistes Nan Hoover.

Nan Hoover ka lindur në Shtetet e Bashkuara dhe e filloi karrierën e vet artistike në mënyrë mjaft tradicionale - ajo merrej me pikturë dhe skulpturë. Por në vitet ‘70 erdhi në përfundimin se piktura nuk është aq sa duhet objektive dhe zgjodhi një mënyrë të re për reflektimin e realitetit - ajo iu drejtua video-artit. Po atëhere Nan Hoover u zhvendos me banim nga Amerika në Amsterdam.

"Nan Hoover ka qenë një nga të parat që filloi të merret me problematikën e video-peizazhit - tregoi në intervistën e vet me Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" kuratorja e ekspozitës, Karina Karajeva. - Ajo për një kohë të gjatë është marrë me pikturë, pastaj e braktisi fare këtë punë dhe filloi tentativat për ta riprodhuar pikturën në video art. Përvoja e saj e parë në këtë lëmë daton në fillim të viteve shtatëdhjetë, kur artet vizuale sapo fillonin të deklaronin mbi ekzistencën e vet".

Punët e Nan Hoover të lënë një përshtypje të çuditshme - hapësira abstrakte krijohet në to, në vështrim të parë, nga objekte dhe forma krejtësisht të zakonshme. Degë pemësh, copa pëlhurash të ndryshme, trupi i njeriut, të paraqitura në mënyrë fragmentare me ndihmën e dritës së fokusuar me mjeshtëri dhe nga rakurse të befasishme këndshikimi - e gjithë kjo shndërrohet në diçka të pakuptueshme dhe jo gjithmonë estetikisht të pranueshme, por mjaft interesante megjithatë.

Video arti nuk është aspak i lehtë për tu perceptuar dhe kjo kërkon nga shikuesi njëfarë parapërgatitje të caktuar. Sallat e ekspozimit të zhytura në gjysmë errësirë, regëtima e drithshme e ekraneve dhe përzierja e imazheve të paqarta ushtrojnë një ndikim shumë të fortë mbi njerëzit e ndikueshëm.

"Nan Hoover filloi të merret me problemin e trupit, por ky problem nuk është aq agresiv sa për të folur në lidhje me disa influenca gjinore që janë relevante dhe me popullaritet në ditët tona, por ajo ka identifikuar trendet kyçe që kanë vend sot në art", - thotë Karina Karajeva.

0Vizitorët e ekspozitës përballen me një detyrë të frikshme: Nan Hoover i përfshin ata në lojën e vet, duke i ftuar me këmbëngulje që të bëhen si bashkëautorë në llojin e vet - të zbulojnë idenë e artistit, të plotësojnë objektet me mendimet e përsiatjet e tyre dhe të përpiqen të perceptojnë se çfarë është apo çfarë mund të jetë arti figurativ në botën e teknologjive të reja.