Autoritetet italiane lëshuan një urdhër-arresti evropian per paparacin e famshëm Fabrizio Corona, i cili u fsheh pasi gjykata e dënoi atë me pesë vjet burg për shantazh.

Fabrizio Corona, siç u deklarua, i ka kërkuar para futbollistit francez David Trezeguet në këmbim të mospublikimit të disa fotografive kompromentuese për të.

Edhe më parë kundër tij janë ngritur aktakuza të tjera të ngjashme. Paparaci i mohoi të gjitha akuzat për shantazh në adresë të vet dhe deklaroi se ai vetëm u ka ofruar njerëzve të blejnë fotografi kompromentuese.