Të paktën 5 persona u vranë dhe 12 të tjerë u plagosën si pasojë e shpërthimit të një makine bombë në një nga zonat e Bagdadit. Makina u hodh në erë në afërsi të tregut lokal. Policia irakiane njoftoi se numri i viktimave mund të rritet.

Pak kohë më parë një terrorist vetëvrasës hodhi në erë një makinë pranë një postblloku të ushtrisë, të vendosur 30 kilometra nga Bagdadi. 5 persona u vranë dhe 14 u plagosën.

Javën e kaluar, si pasojë e sulmeve të terroristëve vetëflijues, në Irak humbën jetën 30 persona.