Në Zelandën e Re ka nisur një fushatë kundër maceve shtëpiake. Nismëtari i kësaj fushate ishte Gareth Morgan, i cili krijoi faqen e Internetit "Cats to Go" dhe fitoi mbështjen e disa ambientalistëve. Morgan argumenton se macet duhen hequr qafe, për të shpëtuar shumëllojshmërinë e shpendëve në Zelandën e Re. Sipas Morgan, macet janë fajtore për zhdukjen e 9 specieve të zogjve dhe përbëjnë një kërcënim serioz për mbijetesën e 33 specieve të tjera.

Morgan nuk propozon shfarosjen e maceve, por mosmbajtjen e maceve të reja. Për të minimizuar dëmin e shkaktuar natyrës së egër nga macet Morgan kërkon sterilizimin ose tredhjen e tyre dhe mosnxjerrjen e kafshëve jashtë shtëpisë.