Në Izrael sot po mbahen zgjedhjet parlamentare, të cilat, siç pritet, sërish do të çojnë në fitoren e koalicionit qeverisës të kryesuar nga Kryeministri i vendit, Benjamin Netanjahu.

Ndërkaq sondazhet tregojnë se gjatë ditëve të fundit Benjamin Netanjahu filloi të humbasë mbështetësit e vet, në një kohë kur po rritet popullariteti i Partisë së djathtë "Shtëpia hebreje". Ajo kryesohet nga biznesmeni Naftali Bennett - kundërshtar i betuar i shtetit palestinez.

Duhet thënë se debatet politike gjatë fushatës zgjedhore u përqendruan kryesisht në çështjet e brendshme ekonomike dhe jo në perspektivat e mundshme për paqen me palestinezët.