Të paktën një person - një vazë 8-vjeçare - humbi jetën dhe shtatë të tjerë u plagosën si rezultat i një tërmeti 6.0 ballësh që ra sot në bregdetin veriperëndimor të ishullit indonezian Sumatra. Epiqendra e tij u regjistrua në thellësinë 37 kilometra dhe rreth 112 kilometra në juglindje të qytetit të Banda Aceh.

Indonezia është rajoni më aktivitetin sizmik më të lartë në botë. Në vitin 2004 atje ra tërmeti më i fortë i 40 viteve të fundit. Cunami i shkaktuar prej tij mori jetët e qindra mijërave persona në 12 vende të pellgut të Oqeanit Indian.