Kryeministri i Rusisë, Dimitri Medvediev, sipas axhendës së punës rezultoi ta këtë më të lehtë pjesëmarrjen në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, se sa Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, deklaroi Zëvendëskryeministri Arkadi Dvorkoviç.

Sipas fjalëve të Arkadi Dvorkoviç, më 23 janar Kryeministri do të dalë me një fjalim gjithëpërfshirës kushtuar skenarëve aktualë të zhvillimit të Rusisë, rolit të Rusisë në ekonominë botërore si dhe do të thotë disa fjalë në lidhje me prioritetet e Rusisë në “G-20".

Forumi në Davos është një nga platformat më të mëdha botërore për diskutimin e çështjeve ekonomike. Këtë vit në të do të marrin pjesë rreth 50 kryetarë shtetesh si dhe shkencëtarë e përfaqësues të elitave të biznesit.