Më 19 janar në Tokio në moshën 73-vjeçare ndërroi jetë Taiho Koki - një nga mundësit më të mëdhenj në historinë e sportit të sumos. Gjatë karrierës së tij Taiho ka fituar Kupën Perandorake, çmimin më të lartë në sumo, 32 herë. Ky është rezultati më i mirë në histori. Taiho ka vendosur një numër rekordesh që mbetën të pathyer për disa dekada.

Babai i sportistit, i cili u nderua në Japoni me titullin yokodzuna, ishte me prejardhje nga qarku i Poltavës, ndërsa vetë Taiho-s kur lindi i vunë emrin Ivan Borishko.