Mbreti Hamad bin Isa al-Khalifa i propozoi fillimin e një dialogu forcave të ndryshme politike për diskutimin e të ardhmes së vendit. Apeli mbretëror për dialog erdhi në prag të përvjetorit të dytë të fillimit të protestave në Lindjen e Afërme.

Protestat masive në Bahrein filluan në mes të shkurtit të vitit 2011. Organizatore e protestave ishte shumica shiite e popullsisë, e cila kërkon zgjerimin e të drejtave të saj.

Përfaqësuesit e fraksioneve politike opozitare shiite thanë se janë të gatshëm të pranojnë propozimin e monarkut pa parakushte.

Vjeshtën e kaluar autoritetet sunite ndaluan zhvillimin e çfadolloj protestash dhe veprimtarish publike.